De Mistura: Bashkëpunimi amerikano-rus, i nevojshëm për t'i dhënë fund luftës në Siri

I dërguari special për Kombet e Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura, u kërkoi SHBA-së dhe Rusisë të bien dakord për rrugën, që duhet të ndjekin për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe për të përgatitur terrenin për negociata të vërteta...

De Mistura: Bashkëpunimi amerikano-rus, i nevojshëm për t'i dhënë fund luftës në Siri

I dërguari special për Kombet e Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura, u kërkoi SHBA-së dhe Rusisë të bien dakord për rrugën, që duhet të ndjekin për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe për të përgatitur terrenin për negociata të vërteta.

Staffan de Mistura deklaroi para Këshillit të Sigurimit se ishte i gatshëm për të organizuar një cikël të dytë bisedimesh në muajin maj duke nënvizuar se një bashkëpunim amerikano-rus ishte padyshim i nevojshëm.

Kërkesa e tij erdhi në një kohë që sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, realizoi në Moskë takime të rëndësishme me homologun Sergey Lavrov dhe Presidentin rus, Vladimir Putin.

Tensionet mes dy fuqive janë rritur pas bombardimit amerikan të një baze ajrore siriane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kimik në Han Shejhun, përgjegjësia e të cilit iu atribua regjimit të Esadit, ndërkohë që ky i fundit mbështetet nga Moska.



Lajme të ngjashme