Gjermani – Sulmi terrorist në Dortmund, arrestohet një i dyshuar

Autoritetet gjermane njoftuan të mërkurën se shpërthimi pranë autobusit të skuadrës së futbollit të Borussia Dortmundit, përpara ndeshjes së kësaj të fundit kundër Monakos në Ligën e Kampioneve, “është sulm terrorist”...

711371
Gjermani – Sulmi terrorist në Dortmund, arrestohet një i dyshuar

Autoritetet gjermane njoftuan të mërkurën se shpërthimi pranë autobusit të skuadrës së futbollit të Borussia Dortmundit, përpara ndeshjes së kësaj të fundit kundër Monakos në Ligën e Kampioneve, “është sulm terrorist”.

“Rrethanat na lejojnë të themi se akti ka baza terroriste”, deklaroi Prokuroria Federale e Gjermanisë.

“Jemi me fat që nuk ndodhi diçka më e keqe”, theksoi zëdhënësja e Prokurorisë Federale, Frauke Koehler.

Ndërkaq, policia gjermane ka vënë në pranga një nga dy të dyshuarit për sulmin ndaj autobusit të Borussia Dortmundit, ku u plagosën futbollisti Marc Bartra dhe një polic.

Autoritetet hetuese po qëndrojnë mbi mundësinë që shpërthimi të jetë realizuar nga anëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Prokurorët thanë gjithashtu se 3 pajisjet eksplozive të përdorura mbrëmjen e martës përmbanin shirita metalikë prerës.

Një letër, e cila merr përsipër përgjegjësinë e sulmit dhe është objekt hetimi, thekson se akti është një hakmarrje kundër ushtrisë gjermane për operacionet e zbulimit në terren kundër DAESH-it në Siri.

“Mes gjërave të tjera, ata kërkonin tërheqjen e avionëve luftarakë gjermanë ‘Tornado’ nga Siria dhe, e nënvizoj, mbylljen e bazës ajrore Rammstein”, shtoi zëdhënësja Koehler për letrën në fjalë duke tërhequr vëmendjen se ajo po analizohet për origjinalitetin e saj, pasi letra mund të jetë përgatitur edhe për t’i zhvendosur hetimet në një drejtim të gabuar.

Pas shpërthimit, përballja mes ekipit gjerman dhe atij francez u shty për t’u luajtur mbrëmjen e të mërkurës.



Lajme të ngjashme