Gjermani - Shpërthim në afërsi të stadiumit të Dortmundit

Shpërthimi ndodhi afër stadiumit të Dortmundit, ku duhej të zhvillohej ndeshja e çerekfinales në kuadër të Ligës së Kampionëve.

710738
Gjermani - Shpërthim në afërsi të stadiumit të Dortmundit

Policia gjermane ka konfirmuar se një person është lënduar gjatë shpërthimit që ndodhi në afërsi të autobusit në të cilin gjendeshin lojtarët e klubit gjerman Borussia Dortmund.

Nga ky klub gjerman përmes rrjetit social Twitter u konfirmua se shpërthimi ndodhi afër stadiumit të Dortmundit, ku duhej të zhvillohej ndeshja e çerekfinales në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, është lënduar lojtari spanjoll Marc Bartra.

Ai ka marrë lëndime në dorë dhe është transferuar në spital. Ndeshja për arsye sigurie është shtyrë për sot. 



Lajme të ngjashme