Korea e Jugut nuk mbështet idenë për ndërhyrje të ShBA-së

Ministri i Bashkimit të Koresë së Jugut, Hong Yong-pyo, ka deklaruar se nuk i presin pozitivisht sulmet e mundshme ushtarake të Washingtonit zyrtar.

Korea e Jugut nuk mbështet idenë për ndërhyrje të ShBA-së

Ministri i Bashkimit të Koresë së Jugut, Hong Yong-pyo, ka deklaruar se nuk mbështesin idenë për ndërhyrje të mundshme parandaluese të SHBA-ve në Korenë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ministri Hong në një deklaratë për media është shprehur se nuk i presin pozitivisht sulmet e mundshme ushtarake të Washingtonit zyrtar për t'i parandaluar tentativat bërthamore të Koresë së Veriut, me arsyetimin se ato mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

"Sulmet e mundshme parandaluese mund të synojnë pengimin e kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut. Megjithatë, prioritet për ne në këtë çështje është siguria e popullit tonë", ka potencuar Hong.

Hong ka nënvizuar se është e nevojshme të përvetësohet një strategji që bazohet në dialog midis dy Koreve, në mënyrë që të bindet Veriu të heqë dorë nga obsesioni bërthamor.

“Aktualisht ndodhemi në një kthesë historike. Ose do të pranojmë pretendimet se Korea e Veriut mund të posedoj armë bërthamore ose do të bëjnë që ata të heqin dorë nga ky ves i keq”, deklaroi Hong.

Thuhet se deklarata e Hong vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar theksoi në lidhje me Korenë e Veriut se "çdo alternativë është e mundur".

Nga ana tjetër, Komandanti i Forcave Amerikane për Paqësorin gjatë fundjavës urdhëroi Task Forcën e aeroplanmbajtëses “Carl Vinson” që po lëvizte drejt Australisë të anulojnë udhëtimin dhe të drejtohen kah Paqësori Perëndimor si masë parandaluese.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump kishte urdhëruar Task Forcën e avionmbajtëses “Carl Vinson” të jenë të gatshëm për “çdo opsion të mundshëm”.



Lajme të ngjashme