Egjipt - Numri i viktimave në sulmet kamikaze ndaj kishave rritet në 43

Përgjegjësinë për këto sulme e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Egjipt - Numri i viktimave në sulmet kamikaze ndaj kishave rritet në 43

Egjipti dje u trondit me dy shpërthime që ndodhën në dy kisha në qytetet Tanta dhe Aleksandri.

Në këto sulme, përgjegjësinë e të cilave i mori përsipër organizata terroriste DAESH, janë vrarë 43persona, ndërsa u plagosën 119 të tjerë.

Sulmi i parë u ndërmor ndaj një kishe në qytetin Tanta, ndërkaq objektivi i dytë i agresorëve ka qenë një rajon i policisë.

Në këto dy sulme janë vrarë 27 persona ndërsa u plagosën 78 persona të tjerë.

Ndërsa një sulmues kamikazë, i cili ndërmori sulmin e dytë në Aleksandri, hyri në mesin e turmës së njerëzve të mbledhur para një kishe dhe hodhi vetën në erë.

Edhe në këtë sulm janë vrarë 16 persona, në mesin e të cilëve 3 ishin policë dhe u plagosën 41 të tjerë.

Pas këtyre sulmeve në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje 3 mujore.

Presidenti i Egjiptit, Abdulfetah es-Sisi pas sulmeve ndaj kishave organizoi një mbledhje urgjente me Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes.

Në deklaratën e bërë pas mbledhje Sisi tha se pas procedurave të nevojshme ligjore në lidhje me sulmet në vend do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje 3 mujore.



Lajme të ngjashme