Bregu Perëndimor - Kolonët hebrenj dëmtojnë pemët e ullinjve të palestinezëve

Kolonët hebrenj, të cilët prenë pemët frytdhënëse të ullirit, me aktivitetet e tilla bëjnë përpjekje për të hapur rrugën për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje.

Bregu Perëndimor - Kolonët hebrenj dëmtojnë pemët e ullinjve të palestinezëve
yahudiler zeytin ağaçlarını kesti.jpg

Një grup kolonësh hebrenj në vendbanimin Mihmas të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor sulmuan fushat bujqësore të palestinezëve dhe kanë prerë 300 pemë ulliri.

Kolonët hebrenj, të cilët prenë pemët frytdhënëse të ullirit, me aktivitetet e tilla bëjnë përpjekje për të hapur rrugën për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje.

Zona e Mihrasit edhe më herët ka qenë në objektiv të sulmeve të kolonëve hebrenj.

Mihmas edhe më herët ka qenë në shënjestër të sulmeve të kolonëve hebrenj, përmes të cilave synohet rrëmbimi i territorit.

Hebrenjtë që jetojnë në vendbanimet përreth Bregut Perëndimor të okupuar nga Izraeli, shpesh herë organizojnë sulme ndaj fushave bujqësore të palestinezëve dhe shkatërrojnë makinat bujqësore.



Lajme të ngjashme