Luftanijet amerikane i drejtohen Paqësorit Perëndimor pranë dy Koreve

Një grup anijesh luftarake amerikane po i drejtohen pjesës perëndimore të oqeanit Paqësor, pranë Gadishullit Korean, i tha CNN-it një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

”Lëvizja e të ashtuquajturit Grupi Sulmues Vinson pranë dy Koreve vjen si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të fundit të Koresë së Veriut”, deklaroi ky zyrtar.

Admirali Harry Harris, komandant i Komandës Amerikane të Paqësorit, i tha Grupit Sulmues Carl Vinson që të lundronte në veri të Paqësorit Perëndimor, pas nisjes nga  Singapori.

Ky grup konsiderohet si prania më e madhe amerikane në rajon nën administratën e presidentit Donald Trump.

Lajme të ngjashme