Siri – Të paktën 10 civilë të vrarë nga një sulm ajror në Hish

Së paku 10 civilë kanë humbur jetë gjatë një sulmi ajror në lokalitetin Hish të Idlibit, qytet i kontrolluar nga opozitarët në veriperëndim të Sirisë...

Siri – Të paktën 10 civilë të vrarë nga një sulm ajror në Hish

Së paku 10 civilë kanë humbur jetë gjatë një sulmi ajror në lokalitetin Hish të Idlibit, qytet i kontrolluar nga opozitarët në veriperëndim të Sirisë.

Muhammed Zikra, një zyrtar i mbrojtjes civile të kësaj zone, bëri me dije se sulmi ajror ka shkaktuar gjithashtu dhjetëra të plagosur, mes të cilëve edhe disa civilë që ishin strehuar në Hish pas sulmit kimik të së martës në Han Shejhun.

Duke sqaruar se ekipet e mbrojtjes civile janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e banesave të rrënuara, Muhammed Zikra tha se të plagosurit janë dërguar për kurim në spitalet përreth.

Më datë 4 prill, regjimi i Esadit sulmoi me armë kimike lokalitetin Han Shejhun të Idlibit duke shkaktuar vdekjen e rreth 100 civilëve, përfshi shumë gra e fëmijë, ndërkohë që më se 500 të tjerë ishin prekur nga gazi toksik.

Pas këtij sulmi barbar, dhjetëra-mijëra banorë të Han Shejhunit braktisën menjëherë shtëpitë e tyre dhe u larguan drejt vendbanimeve më të afërta për mos t’u helmuar nga gazi toksik, që filloi të përhapej në të gjithë zonën.



Lajme të ngjashme