Presidenti filipinas urdhëron pushtimin e ishujve të diskutuar në Detin e Kinës Jugore

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi ditën e enjte se kishte urdhëruar ushtarët për t’u dislokuar në shkëmbinjtë dhe ishujt e pabanuar dhe të diskutuar të Detit të Kinës Jugore, gjë që mund të shkaktojë nervozizëm te Pekini...

Presidenti filipinas urdhëron pushtimin e ishujve të diskutuar në Detin e Kinës Jugore

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi ditën e enjte se kishte urdhëruar ushtarët për t’u dislokuar në shkëmbinjtë dhe ishujt e pabanuar dhe të diskutuar të Detit të Kinës Jugore, gjë që mund të shkaktojë nervozizëm te Pekini.

Rodrigo Duterte theksoi për gazetarët që kishte urdhëruar ushtrinë të ndërtonte infrastruktura në ishujt e arkipelagut Spratleys, që vendi i tij e pretendon si pjesë integruese të territorit filipinas.

“Kam urdhëruar forcat e armatosura të pushtojnë gjithçka”, deklaroi ai për gazetarët gjatë vizitës në një bazë ushtarake në ishullin Palawan, në perëndim të Filipineve.

“Ndërtoni infrastruktura dhe ngrini flamurin filipinas”, theksoi Duterte duke shtuar se Manila pretendon 9 apo 10 ishuj.

Kina e konsideron si territor kombëtar pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore.



Lajme të ngjashme