Kina bën thirrje për qetësi pas sulmit amerikan në Siri

Pekini zyrtar kërkoi sot evitimin e të gjitha përshkallëzimeve të situatës në Siri pas sulmeve amerikane kundër një baze ushtarake të regjimit të Damaskut, duke dënuar përdorimin e armëve kimike, nga çdo vend.

Kina bën thirrje për qetësi pas sulmit amerikan në Siri

Ky reagim vjen në momentin që agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua, njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump, që urdhëroi sulmet në Siri, gjatë takimit në Florida me homologun e tij kinez Xi Jinping, pranoi të zhvillojë një vizitë në Kinë në vitin 2017.

Presidenti Trump njoftoi sot se ka urdhëruar sulme ndëshkuese kundër regjimit sirian të Beshar Esadit, të cilin e akuzon se ka zhvilluar një sulm të tmerrshëm me armë kimike kundër civilëve të pafajshëm në rajonin e Han Shejhun.

“Jemi thellësisht të tronditur nga sulmi që shënjestroi Han Shejhunin, që ne e dënojmë me forcë (…) Ne i kundërvihemi përdorimit të armëve kimike, nga cilido vend apo organizatë, ciladoqoftë rrethana dhe objektiva”, theksoi Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme