Irak - Rrëzohet një helikopter ushtarak në Mosul

Helikopteri ushtarak është rrëzuar si pasojë e sulmit të organizatës terroriste DAESH në verilindje të Mosulit.

707425
Irak - Rrëzohet një helikopter ushtarak në Mosul

Bëhet e ditur se një helikopter ushtarak është rrëzuar në qytetin e Mosulit në Irak si pasojë e sulmit të organizatës terroriste DEASH, me çrast janë vrarë dy pilotë. 

Sipas të dhënave të siguruara nga burime ushtarake, helikopteri i ushtrisë së Irakut është rrëzuar në lagjen "Inxhinierët" në verilindje të Mosulit si rezultat i hapjes zjarr nga terroristët e DEASH-it. 

Njoftohet se dy pilotët që drejtonin helikopterin e rrëzuar nga DEASH kanë humbur jetën. 

Ndërkaq, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta në Mosul ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me ngjarjen.



Lajme të ngjashme