Rusi - Vriten dy policë në një sulm me armë zjarri

Në qytetin Astrahan të Rusisë janë vrarë dy efektiva të policisë nga ana e personit/ave të panjohur.

Rusi - Vriten dy policë në një sulm me armë zjarri

Në qytetin Astrahan të Rusisë janë vrarë dy efektiva të policisë nga ana e personit/ave të panjohur.

Ministria e Brendshme e Rusisë njoftoi se dje në orët e vona të natës ndaj dy policëve të dërguar në vend të ngjarjes pas një denoncimi për aksident në komunikacion në qytetin Astrahan në jug të vendit, është hapur zjarr.

Në deklaratë bëhet e ditur se dy policët kanë humbur jetën në vend të ngjarjes si pasojë e zjarrit të hapur ndaj tyre, ndërsa sulmuesi/it u larguan nga vendi i ngjarjes.

Në mes tjerash thuhet se makina me të cilën u arratisën sulmuesit është gjetur në një fshat të asaj zone.



Lajme të ngjashme