Ministria ruse e Mbrojtjes: S’kemi realizuar bombardime në Han Shejhun të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi pasditen e të martës se avionët luftarakë rusë nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ajror në zonën Han Shejhun, në jug të qytetit sirian të Idlibit...

Ministria ruse e Mbrojtjes: S’kemi realizuar bombardime në Han Shejhun të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi pasditen e të martës se avionët luftarakë rusë nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ajror në zonën Han Shejhun, në jug të qytetit sirian të Idlibit.

“Avionët e Forcave Ajrore të Rusisë s’kanë realizuar asnjë bombardim në zonën Han Shejhun të Idlibit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes rreth çështjes në fjalë, që shkaktoi një reagim të fuqishëm ndërkombëtar.

Në këtë komunikatë megjithatë nuk zuri vend ndonjë sqarim apo vlerësim në lidhje me autorësinë e sulmit kimik.

Të paktën 100 civilë gjetën vdekjen dhe rreth 500 të tjerë, shumica fëmijë, u prekën gjithashtu nga sulmi me gaz klorin i regjimit të Esadit mëngjesin e të martës në Han Shejhun.

Gjatë 10 ditëve të fundit, regjimi i Esadit ka ndërmarrë 4 sulme kimike ndaj civilëve, ndërkohë që 20 civilë të tjerë ishin helmuar nga gazi klorin në sulmet e mesnatës së të hënës në Al-Habit të Idlibit.



Lajme të ngjashme