Rusi – Sulm terrorist në metronë e Shën-Petërburgut, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën-Petërburgut gjatë kësaj të hëne duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur...

Rusi – Sulm terrorist në metronë e Shën-Petërburgut, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
Rusi – Shpërthim i dyfishtë në metronë e Shën-Petërburgut, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
Rusi – Shpërthim i dyfishtë në metronë e Shën-Petërburgut, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Rusia është tronditur të hënën nga një shpërthim i dyfishtë në metronë e Shën-Petërburgut. Bilanci paraprak flet për të paktën 10 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë, Aleksandr Kurennoy, pohoi se shpërthimet në metronë e Shën-Petërburgut janë “sulm terrorist”.

Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën-Petërburgut gjatë kësaj të hëne duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur.

Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet pranë sheshit “Sennaya Ploshchad”, i cili është mbuluar krejtësisht nga tymi, si dhe pranë Institutit të Teknologjisë.

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që njerëzit po evakuohen me shpejtësinë maksimale.

Nga raportimet paraprake thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë, ndërsa janë shënuar edhe mbi 50 të plagosur, sipas informacioneve të organeve lokale. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Të paktën njëra nga mjetet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës blu” janë mbyllur përkohësisht.

Duke qenë se të paktën njëri nga eksplozivët ka pasur shrapnela, autoritet ruse theksojnë se bilanci i viktimave mund të rritet nga çasti në çast.

Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit “Sennaya Ploshchad” janë mbyllur, ndërsa trenat që kanë qenë në qarkullim janë detyruar të largohen pa ndaluar.

Presidenti Vladimir Putin ndodhej në Shën-Petërburg për bisedime. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se presidenti është informuar mbi shpërthimet.

Në prononcimin e tij të parë pas shpërthimeve, Putin ngushëlloi familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Autoritetet e Shën-Petërburgut dhe ato federale po bëjnë gjithçka për të mbështetur të plagosurit dhe familjet e viktimave në shpërthimet e metrosë. Është ende herët për të folur rreth shkaqeve të shpërthimeve. Jemi duke hetuar çdo opsion, përfshi këtu edhe pistën e terrorizmit”, theksoi ai.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë, Aleksandr Kurennoy, pohoi se shpërthimet në metronë e Shën-Petërburgut janë “sulm terrorist”.

“Kemi nisur urgjentisht një hetim të shkallës së gjerë”, nënvizoi ai.



Lajme të ngjashme