Qipro – Liderët u takuan për herë të parë pas krizës ENOSIS

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe lideri grekoqipriot, Nikos Anastasiadis u takuan të dielën për darkë për herë të parë që nga 16 shkurti pas krizës Enosis.

Qipro – Liderët u takuan për herë të parë pas krizës ENOSIS

Vazhdojnë përpjekjet për të rifilluar negociatat që vazhdojnë për ti gjetur një zgjidhje të qëndrueshme problemit të Qipros.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe lideri grekoqipriot, Nikos Anastasiadis u takuan në një darkë pune për herë të parë që nga 16 shkurt pas krizës Enosis.

 

Takimi u realizua në zonën tampon të ishullit në rezidencën e Këshilltarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Qipron Espen Barth Eide. Darka zgjati rreth katër orë.

Nga takimi doli vendimi për vazhdimin e punimeve për rifillimin e negociatave (për zgjidhjen e problemit në ishull).

Në komunikatën e bërë nga OKB-ja pas takimit në fjalë u tha se liderët e ishullit kishin zhvilluar një takim konstruktiv pavarësisht vështirësive të përjetuara kohët e fundit.

Liderët konfirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët për një zgjidhje që do të marrë në konsideratë shqetësimet e të dy komuniteteve të ishullit, njofton e njëjta komunikatë.

"Përveç kësaj, liderët shkëmbyen mendime edhe mbi hartën e ardhshme rrugore”, vijon komunikata, sipas të cilës Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Eide në këtë takim tha se ai do të vazhdojë kontaktet e tij për të përgatitur terrenin për rifillimin e bisedimeve.

Parlamenti grek i Qipros më 10 shkurt kishte miratuar një projektligj mbi festimin nëpër shkolla si një ditë përkujtimore të përvjetorit të referendumit ENOSIS, i mbajtur në vitin 1950 për bashkimin e Ishullit të Qipros me Greqinë.

Pala turke e ishullit shfaqi një reagim të madh ndaj këtij vendimi dhe kërkoi anulimin e tij. Dhe kur përgjigja e liderit grekoqipriot ishte braktisja e tavolinës së bisedimeve, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC) Mustafa Akënxhë deklaroi se ai nuk do të merrte pjesë në takimin e ardhshëm të liderëve të ishullit në qoftë se pala grekoqipriote nuk do të reagonte duke hedhur hapa prapa nga vendimi i parlamentit, si rrjedhojë më 16 shkurt bisedimet në ishull ishin ndërprerë.



Lajme të ngjashme