Kriza e flamurit në Irak

Kryetari i Kuvendit të Rrethit të Kirkukut, Rebiwar Talabani deklaroi se nuk do të zbatojnë vendimin e Kuvendit të Irakut për varjen vetëm të flamurit irakian në institucionet shtetërore në Irak.

Rebiwar Talabani, duke arsyetuar se sipas Gjykatës Federale të Irakut, nuk është kusht që të zbatojnë çdo vendim të marrë nga Kuvendi, tha se në këtë kuadër ky vendim nuk do të zbatohet nga ana e Kuvendit të Rrethit të Kirkukut.

Ai u shpreh gjithashtu se vendosja e flamurit të Udhëheqjes Rajonale Kurde të Irakut në Kirkuk nuk bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Udhëheqja e Bagdadit deklaroi se autorizimin për vendosjen e një flamuri tjetër krahas flamurit të Irakut nuk e ka kuvendi i prefekturës por Kuvendi Federal dhe Udhëheqja Qendrore.

Edhe Kuvendi i Irakut miratoi vendimin për varjen vetëm të flamurit irakian në institucionet shtetërore në Irak.

Lajme të ngjashme