CBS transmetoi një emision për aktivitetin e jashtëligjshëm të FETO-s

Televizioni amerikan CBS ka transmetuar një emision të posaçëm për aktivitetin e jashtëligjshëm të FETO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se si paratë e fituara nga shkollat në ShBA i janë transferuar lëvizjes së Gylenit në Turqi.

CBS transmetoi një emision për aktivitetin e jashtëligjshëm të FETO-s

Televizioni amerikan CBS ka transmetuar një emision të posaçëm për aktivitetin e jashtëligjshëm të Organizatës Terroriste FETO.

Sipas programit në fjalë, paratë e fituara nga shkollat e pavarura publike (charter school) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë transferuar lëvizjes (Gylen) në Turqi dhe ky transferim i madh parash po hetohet edhe nga Zyra Federale e Hetimeve (FBI).

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit citohet të ketë thënë se “shkollat e lidhura me Gylenin i fshehin paratë me qëllim për ti pastruar ato” dhe se këtu “kemi të bëjmë me një krim të organizuar”.

“Që nga viti 2010 e këtej në 136 shkollat e pavarura private në mbarë Amerikën që kanë lidhje me organizatën FETO janë transferuar burime financiare me vlerë 2,1 miliardë dollarë. Sot ka nevojë të shpjegohet qartë se ku janë harxhuar gjithë këto para”, është thënë në këtë emision televiziv.

Ersin Konkur dhe Mustafa Emanet, të cilët kanë punuar si mësues në shkollat e organizatës në Teksas dhe Ohio, janë detyruar që pothuajse gjysmën e pagës mujore t’ia rikthejnë organizatës.

Tani FBI po heton 5 milionë dollarët që janë transferuar tek kompanitë e themeluara nga drejtuesit që kanë lidhje me FETO-n dhe procesin transferimit të këtyre parave në Turqi.

Ish-ambasadori amerikan në Ankara, James Jeffrey, në prononcimin e tij për të njëjtin emision televiziv tha se organizata FETO ka dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kjo ka penguar stabilizimin e Lindjes së Mesme.

Ra në sy fakti që emisioni u transmetua në prag të vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Reks Tillersën (Rex Tillerson) në Ankara (vizitë që realizohet sot).

Pas tentativës së FETO-s për grusht shteti më 15 korrik, ekstradimi i kreut të FETO-s, Fetullah Gylen, është kthyer në një çështje shumë herë më të rëndësishme në marrëdhëniet turko-amerikane, u tha në emisionin e televizionit CBS, ndërsa u theksua se procesi i ekstradimit do të jetë një nga pikat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe edhe gjatë administratës Trump.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) gjatë vizitës që bëri javën e kaluar në Uashington i kishte përcjellë Sekretarit amerikan të Drejtësisë, Xhef Seshëns (Jeff Sessions) një dosje “me prova të reja që flasin për lidhjen e kreut të FETO-s, Fetullah Gylen me tentativën për grusht shteti” dhe Seshëns i kishte thënë Çavushollusë se do ta interesohet nga afër me këtë çështje.



Lajme të ngjashme