Skocia propozon mbajtjen e referendumit të dytë për pavarësim nga Anglia

Kryeministri i qeverisë rajonale të Skocisë, Nicola Sturgeon propozoi organizimin e referendumit të dytë popullor për pavarësim nga Anglia.

Skocia propozon mbajtjen e referendumit të dytë për pavarësim nga Anglia

Propozimi i Nicola Sturgeon, Kryeministrit të Qeverisë Rajonale në Skoci, për organizimin e një referendumi të dytë për pavarësim nga Anglia, u miratua nga ana e parlamentit.

Deputetët e Partisë Kombëtare të Skocisë (SNP), kryetari i së cilës është Nicola Sturgeon, me përkrahjen edhe të deputetëve të Partisë të Gjelbërve, morën numrin e nevojshëm të votave dhe kështu Sturgeon fitoi të drejtën për të bërë aplikimin zyrtarë pranë Parlamentit të Anglisë për organizimin e një referendumi të ri.

Më herët Sturgeon kishte deklaruar se dëshirojnë të ndahen nga Mbretëria e Bashkuar për tu mos dalë nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë ai filloi me bisedime për organizimin e referendumit të dytë për pavarësim nga Anglia.

Planifikohet që referendumi të mbahet në vjeshtë të vitit 2018 ose në pranverë të vitit 2019.

Votimi në parlament që ishte i planifikuar të mbahet më 22 mars ishte shtyrë për shkak të sulmit në Londër.

Deklarata se “Ndarja nga Mbretëria e Bashkuar nënkupton ndarjen edhe nga Bashkimi Evropian” e bërë nga qeveria qendrore bëri që 55% e popullatës të votoj në favor të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në referendumin popullor të bërë vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përbëhet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore, 52% e popullatës kishte votuar pro Brexitit.

Ndërkohë Kryeministrja e Anglisë, Theresa May, në kuadër të vënies në zbatim të nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që rregullon daljen nga Bashkimi Evropian i vendeve anëtare, nënshkroi letrën zyrtare me të cilën do të informohet Brukseli.

Pritet që procesi i ndarjes së Anglisë nga BE-ja që do të filloj pas dërgimit të letrës kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, të përfundoj brenda 2 vitesh.



Lajme të ngjashme