Shamia e kokës, zyrtarisht pjesë e uniformës së policisë skoceze

Skocia miratoi përdorimin e shamisë së kokës si uniformë zyrtare për të rritur numrin e grave myslimane në forcat policore...

701434
Shamia e kokës, zyrtarisht pjesë e uniformës së policisë skoceze

Skocia miratoi përdorimin e shamisë së kokës si uniformë zyrtare për të rritur numrin e grave myslimane në forcat policore.

“Jam shumë i lumtur që po bëj këtë njoftim. Ky vendim do të kontribuojë për të formuar një forcë policore multikulturore. Myslimanët duam t’i shikojmë në mesin tonë edhe si personel apo oficerë të policisë, ashtu si dhe në të gjitha fushat e shoqërisë sonë. Presim mbështetjen e tyre”, deklaroi shefi i Policisë së Skocisë, Phil Gormley.

Shoqata e Policëve Myslimanë në Skoci (SPMA) e priti këtë vendim me kënaqësi dhe theksoi se ky hap do të kontribuojë në krijimin e lidhjeve të reja dhe forcimin e atyre ekzistuese ndërmjet shoqërisë skoceze dhe myslimanëve, që jetojnë në vend.

“Mendojmë se ky është një vendim pozitiv në drejtimin e duhur. Gëzohem që vendi po bën hapa pozitive dhe konstruktive për këtë çështje”, u shpreh presidenti i SPMA-së, Fahad Bashir.

Shifrat zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Skocisë tregojnë se ka pasur vetëm 127 aplikime nga kandidatët me ngjyrë, aziatikë dhe minoritetet etnike në periudhën 2015-2016 dhe kjo rezulton vetëm 2,6 për qind e numrit të përgjithshëm, që aplikon për të punuar në forcat policore.

Më parë, shamia e kokës për policet myslimane në Skoci lejohej vetëm nëse ato kishin mbi 15 vite pune në forcat policore, nëse zotëronin poste drejtuese apo nëse eprorët ua lejonin.

Në vitin 2001, shamia e kokës kishte zënë vend edhe në prezantimin e uniformës zyrtare të policisë skoceze.

Po të njëjtin vit, autoritetet policore britanike kishin cilësuar shaminë e kokës si “pjesë opsionale” të uniformës zyrtare në Londër, për të inkurajuar qytetarët me prejardhje etnike të ndryshme që të bëheshin oficerë policie.



Lajme të ngjashme