"Le Monde" - Mossad-i bën përpjekje për rekrutimin e agjentëve të shërbimit sekret francez

Gazeta franceze “Le Monde” pretendon se shërbimi sekret i Izraelit Mossad është infiltruar në shërbimin sekret të Francës dhe bëri përpjekje për të rekrutuar agjentë që do të punonin për atë.

701544
"Le Monde" - Mossad-i bën përpjekje për rekrutimin e agjentëve të shërbimit sekret francez

Gazeta franceze “Le Monde” pretendon se shërbimi sekret i Izraelit Mossad është infiltruar në shërbimin sekret të Francës dhe bëri përpjekje për të rekrutuar agjentë që do të punonin për atë.

Gazeta, e cila pretendon se ka vënë në dorë një shkresë të brendshme në lidhje me fillimin e hetimeve nga ana e shërbimin sekret të Francës, njofton se Mossad-i gjatë një operacioni të përbashkët të ndërmarr në kuadër të bashkëpunimit mes shërbimeve sekrete të Francës dhe Izraelit në lidhje me planin e armëve kimike të Sirisë në vitin 2010, u përpoq ti bind disa agjentë të shërbimit sekret të Francës për të punuar për ata.

Në lajm bëhet e ditur se si rezultat i vëzhgimit të zhvilluar nga ana e shërbimit të kundërzbulimit, një agjent francez ka patur marrëdhënie të afërta me shefin e zyrës së Mossad-it në Paris.

Në kuadër të operacionit të përbashkët të koduar “Ratafia” agjentët francez dhe izraelit bashkëpunuan për grumbullimin e informatave nga një inxhinier sirian i kimisë, i cili ndodhej në Francë për studime, në lidhje me programin e armëve kimike të regjimit të Damaskut.

Shërbimi sekret i Izraelit arriti të bind inxhinierin sirian për të dhënë informata dhe të gjejë edhe inxhinier tjerë sirianë.

Mirëpo shefi i zyrës së Mossad-it në Paris ndërmori iniciativa për ti bindur edhe disa agjentë francezë për të bashkëpunuar me ata.

Në shkresën e brendshme të shërbimit sekret vihet në pah se agjenti francez ishte takuar në një darkë me shefin e zyrës së Mossad-it në Paris, ndërkaq më vonë agjenti kishte deklaruar se do të shkoj me familjen për pushime në Dubai, ndërsa kishte shkuar në Izrael.

Sipas shkresës në fjalë edhe llogaritë bankare të disa agjentëve të tjerë francezë janë marr nën hetime nga shërbimi sekret i Francës dhe janë vërejtur disa transakcione të dyshimta të parave.

Në shkresë kërkohet të zhvillohet një hetim i gjithanshëm për ti kuptuar dëmet e shkaktuara brenda shërbimit sekret.

“Le Monde” bën të ditur se Franca ka reaguar edhe zyrtarisht ndaj Mossad-it, i cili bëri përpjekje për rekrutimin e agjentëve dhe nga dy agjentët izraelit, përfshirë edhe shefin e zyrës së Mossad-it në Paris, kërkuan të largohen nga Franca.

Gazeta në fjalë njofton se edhe shefi i asaj kohe i shërbimit sekret francez, Bernard Squrcini ishte marr në pyetje nga ana e gjykatës, ndërsa shton se pretendimet në fjalë janë duke u hetuar nga ana e gjykatësve hetues.



Lajme të ngjashme