Cressida Dick femra e parë në krye të Scotland Yard

Për herë të parë në krye të policisë londineze Scotland Yard, që ka një histori 188-vjeçare, emërohet një femër.

Cressida Dick femra e parë në krye të Scotland Yard

Për herë të parë në krye të policisë londineze Scotland Yard, që ka një histori 188-vjeçare, emërohet një femër.

56-vjeçarja Cressida Dick, e cila ka qenë në krye të departamentit anti-terror të policisë, do të marr në dorëzim detyrën nga Bernard Hogan-Howe.

Dick, pas shërbimit të saj 31-vjeçar në Scotland Yard dha dorëheqje në dhjetor 2014 dhe u emërua në një detyrë sekrete të sigurisë në Ministrinë e Jashtme të Anglisë.

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May, duke e bërë të ditur se Cressida Dick ka aftësi të jashtëzakonshme për të administruar me Scotland Yard tha se “Aftësitë dhe intuita e saj janë të rëndësisë kritike për mbrojtjen e londinezëve nda krimet serioze dhe kërcënimet e terrorit”.

Drejtoresha e re e Scotland Yard-it, e cila do të drejtoj me 43 mijë policë dhe do të administroj një buxhet prej 3 miliardë sterlinash, me detyrën e polices ka filluar në vitin 1983.

Dick, e diplomuar në Universitetet Oxford dhe Cambridge, në polici njihet si një “police vështirë, por e drejtë”.

Cressida Dick në vitin 2009 u emërua si femra e parë zëvendësdrejtore në Scotland Yard, ndërsa më pas kaloi në krye të njësive anti-terror të Anglisë.

Ndërkaq gjatë Lojërave Olimpike të organizuara në Londër në vitin 2012 ka qenë zyrtarja e lartë përgjegjëse për siguri.

Ndërsa drejtoresha e re u bë pre edhe e kritikave.

Familjarët e brazilianit Jean Charles de Menezes, i cili u vra me dyshimin se ishte kamikaz gjatë një operacioni në vitin 2005 të udhëhequr nga Dick, këtë emërim e cilësuan si “ofendim”.

Mbesa e De Menzesit, Patricia Armani deklaroi se ky emërim jep mesazhin se policët veprojnë të pandëshkuar.

De Menezes ishte vrarë në një stacion metroje dy javë pas sulmit me bomba në Londër që ndodhi më 7 korrik 2005, duke menduar se ai është kamikaz.

Cressida Dick u shpall e pafajshme në procesin gjyqësor të filluar duke u arsyetuar se nuk bëhet fjalë për gabim personal

Në deklaratën e saj të bërë më pas në lidhje me rastin Dick tha se “Atë mëngjes dolëm në detyrë për të mbrojtur banorët e Londrës. Gjëja e fundit që doja ishte të vritet një njeri i pafajshëm. Por, fatkeqësisht kjo ndodhi. Ndjejë keqardhje për këtë, ky ishte një rast shumë i keq”.



Lajme të ngjashme