ShBA – Dhëndri i Trump dëshmon para komisionit për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i afërt i presidentit amerikan do të dëshmojë para komisionit të fuqishëm të hetimit në Senatin amerikan që është ngritur mbi ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale.

ShBA – Dhëndri i Trump dëshmon para komisionit për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale

Dhëndri dhe këshilltari i afërt i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, do të dëshmojë para komisionit të fuqishëm të hetimit në Senatin amerikan që bën kërkime mbi ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane, theksoi të hënën Shtëpia e Bardhë.

Kushner, 36 vjeç, ka luajtur një rol qendror të ndërmjetësuesit, gjatë fushatës ashtu si dhe në fitoren e Donald Trump më 8 nëntor, në marrëdhëniet me disa vende të huaja.

Ai ka lehtësuar veçanërisht organizimin e një takimi mes Trumpit dhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe nga njëra anë dhe të presidentit meksikan, Enrique Pena Nieto nga ana tjetër.

“Gjatë gjithë fushatës dhe tranzicionit, Jared Kushner ka qenë pika kryesore e kontaktit me zyrtarët qeveritarë të huaj”, theksoi një zyrtar amerikan nën mbulimin e anonimatit.



Lajme të ngjashme