Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rritet numri i sulmeve ndaj myslimanëve në Austri

Në Austri shënohet rritje për 65% në krahasim me vitin e kaluar në numrin e sulmeve të regjistruara ndaj myslimanëve.

Rritet numri i sulmeve ndaj myslimanëve në Austri

Në Austri shënohet rritje për 65% në krahasim me vitin e kaluar në numrin e sulmeve të regjistruara ndaj myslimanëve.

Sipas “Raportit të racizmit anti-myslimanë për vitin 2016” i Qendrës Këshillimore dhe Dokumentimit për Myslimanët në Austri, ndërkohë që në vitin 2015 në Austri janë regjistruar 156 sulme ndaj myslimanëve, kjo shifër vitin e kaluar doli në 253 raste të sulmit.

Në raport bëhet e ditur se 98% e sulmeve kundër myslimanëve janë kryer ndaj grave, ku 62% e tyre u kryen në vendet publike dhe në ambientet  gjysmë të mbyllura si në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu thuhet se disa nga sulmet janë kryer në institucionet publike dhe kanë marr trajtën diskriminuese.

Sipas raportit 31% e sulmeve ndaj myslimanëve janë kryer ndaj individëve dhe në mënyrë verbale, ndërsa 30% e sulmeve janë klasifikuar në kategorinë e urrejtjes.

Gjithashtu në raport bëhet e ditur se në 12% të sulmeve si objektiv janë marr organizatat myslimane, ndërsa 5% e sulmeve përbëhet prej sulmeve fizike.

Përfaqësuesja e Qendrës Këshillimore dhe Dokumentimit për Myslimanët në Austri, Elif Ozturk tha se retorikat anti-islame kanë arritur nivelin më të lartë në media dhe politikë.

Ozturk tha se posaçërisht gjatë zgjedhjeve presidenciale janë bërë deklarata poshtëruese dhe diskriminuese ndaj shamisë së kokës dhe burkës.

Ndërkaq për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me shaminë e kokës, Ozturk tha se “Marrja e vendimeve për ndalesa të reja do të ndikoj negativisht tek grat myslimane. Thënë hapur vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë na habiti shumë. Ne mendojmë se njerëzit në shekullin e 21-të nuk duhen të vlerësohen sipas veshjes, por sipas aftësive dhe akumulimeve të tyre”.

Elif Ozturk theksoi se shteti duhet të luftoj në mënyrë më të qartë dhe më të hapur kundër racizmit dhe diskriminimit, ndërsa shtoi se institucionet duhet të marrin masa parandaluese që retorikat raciste të mos kthehen në dhunë.

Ozturk nënvizoi se deklaratat dhe sulmet raciste nuk duhet të nënçmohen dhe se duhen dënuar në mënyrë më të rëndë nga ana e shtetit.

Qendra Këshillimore dhe e Dokumentimit për Myslimanët në Austri prej vitit 2014 e këtej është duke regjistruar sulmet ndaj myslimanëve në Austri.

Qendra këtë vit ka zgjeruar fushën e saj të veprimit dhe ka filluar të ofroj edhe shërbime konsulence për viktimat.



Lajme të ngjashme