BE-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

Ne mbetemi të angazhuar për një zgjidhje me dy shtete, pasi këtë zgjidhje e shohim si të vetmen mënyrë për të zgjidhur problemin në këtë rajon, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini pas takimit me Abbasin në Bruksel.

700472
BE-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini pas një takimi që pati në Bruksel me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas tha se BE-ja i jep rëndësi të madhe ndërtimit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

"Ne mbetemi të angazhuar për një zgjidhje me dy shtete. Ne e shohim zgjidhjen me dy shtete, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin në këtë rajon", tha Mogherini, duke shtuar se politika e BE-së ndaj Lindjes së Mesme ka mbetur e njëjtë.

"Ndryshimet që kanë të bëjnë me periudhën para vitit 1967 do ti njohim vetëm nëse palët arrijnë një marrëveshje mbi të. Unë ende e shoh Jerusalemin si kryeqytet i dy shteteve dhe mbështesim praninë politike dhe ekonomike të palestinezëve në Jerusalemin Lindor”, tha Mogherini.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se procesi i ndërtimit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës zë vend shumë të rëndësishëm në BE.

"BE-ja i kushton rëndësi të madhe ndërtimit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa edhe më tej në agjendën tonë kjo çështje zë një vend shumë të rëndësishëm", ka thënë Mogherini.

Kurse Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas pas takimit theksoi se me Mogherinin ka diskutuar për iniciativat e fundit që janë propozuar për të arritur një zgjidhje të përhershme në mes të Palestinës dhe Izraelit.

"Mbahen takime të shumta dhe ka kontakte të shumta që përpjekjet e ShBA-ve dhe të komunitetit ndërkombëtar të japin rezultate. Presidentit amerikan Donald Trump tashmë i kam thënë se ne jemi të gatshëm për paqe”, tha Abbas.

Ai theksoi se pala palestineze është e gatshme për një paqe të qëndrueshme që do të kontribuojë për t'i dhënë fund pushtimit izraelit të Jerusalemit, që ky qytet të jetë i hapur për besimtarët e tri feve monoteiste.

"Megjithatë, aktivitetet e kryera për ndërtimin e vendbanimeve dhe konfiskimin e territorit palestinez ndodhin vetëm në një vend që ka një sistem të aparteidit. Trysnitë dhe presionet nuk mund të sjellin siguri dhe paqe. Siguria dhe paqja mund të arrihet vetëm me drejtësi, barazi dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne jemi të gatshëm për të, dhe unë shpresoj se qeveria izraelite dhe populli izraelit nuk do ta prishë këtë mundësi", tha Abbas.

Presidenti palestinez gjatë vizitës në Bruksel, përveçse me Mogherinin, u takua edhe me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Kryetarin e Parlamentit Evropian (PE) Antonio Tajani.



Lajme të ngjashme