Rreth 1.000 emigrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

Rreth 1.000 emigrantë u shpëtuan të dielën në brigjet e Libisë, mes të cilëve një grua u shpall e vdekur, njoftuan shoqatat “SOS Mesdheu” dhe “Mjekët pa Kufi”...

Rreth 1.000 emigrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

Rreth 1.000 emigrantë u shpëtuan të dielën në brigjet e Libisë, mes të cilëve një grua u shpall e vdekur, njoftuan shoqatat “SOS Mesdheu” dhe “Mjekët pa Kufi” (MSF).

Gati 645 refugjatë janë shpëtuar në gomonet dhe varkat prej druri përgjatë 6 orëve operacion nga anija “Aquarius”, bashkuar anijeve të tjera të pranishme në zonën e shpëtimit”, theksoi “SOS Mesdheu” në rrjetin social “Twitter”.

Më shumë se 6.000 persona janë shpëtuar nga anijet e shpëtimit që prej një jave duke e çuar në më shumë se 22.000 numrin e emigrantëve të kthyer në Itali që prej fillimit të vitit.



Lajme të ngjashme