Sulm me armë në Amerikë
Në Cincinnati të Ohio-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap zjarr me armë në një klub nate.
699308

Në Cincinnati të Ohio-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap zjarr me armë në një klub nate.
Sipas përcaktimeve të para në sulm një person u vra ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas informacioneve të marra, sulmi në klubin e natës në Cincinnati ndodhi rreth orës 02.00 me orën lokale.
Autoritetet e policisë bënë të ditur se gjatë ngjarjes në klub kishte qindra njerëz dhe një pjesë e të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Edhe dëshmitarët okularë bënë të ditur se një person i armatosur hapi zjarr ndaj atyre që gjendeshin në klubin e natës.
Vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.