Gabriel: Gjermania duhet mendojë për vendet e vogla të BE-së

Qeveria gjermane duhet të respektojë shqetësimet e anëtarëve më të vegjël të BE-së sepse blloku me 28 kombe është shumë më i madh se sa Gjermania, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Gabriel: Gjermania duhet mendojë për vendet e vogla të BE-së

“Është me një rëndësi të madhe mënyra se si vendet e mëdha si Gjermania sillen me më të vegjlit”, shkruan Sigmar Gabriel në revistën “Spiegel” me rastin e 60 vjetorit të Bashkimit Evropian.

“Vendet më të vogla duhet të na perceptojnë se jemi të interesuar për ata, jo t’i braktisim ata”, thotë ai.

Gjermania është vendi më i populluar në Bashkimin Evropian dhe motori ekonomik i bllokut.



Lajme të ngjashme