Ditë e përgjakshme pas sulmeve ajrore në Siri

Sipas përcaktimeve të para, si pasojë e sulmit ajror në qytezën Hamuriye në rajonin Guta në Lindje të Damaskut në Siri, janë vrarë 17 civilë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

699054
Ditë e përgjakshme pas sulmeve ajrore në Siri

Sipas përcaktimeve të para, si pasojë e sulmit ajror në qytezën Hamuriye në rajonin Guta në Lindje të Damaskut në Siri, janë vrarë 12 civilë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Nga ana tjetër, në sulmin ajror në qytetin Idlib është goditur një burg dhe kanë gjetur vdekjen 16 persona.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) bëri të ditur se pas sulmit ajror gardianët e burgut hapën zjarr ndaj të burgosurve që mundoheshin të arratiseshin. Në ngjarje mbetën të vrarë 16 persona, 2 prej tyre ishin gardianë burgu.

Popullsia e Idlibit pësori një rritje të madhe me ardhjen në qytet të të shpërngulurve si pasojë e bombardimeve në shumë rajone të Sirisë.  



Lajme të ngjashme