Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Egjipt – Lirohet ish-presidenti Mubarak, por rinis hetimi për korrupsion

Presidenti i rrëzuar egjiptian, Hosni Mubarak, u lirua të premten dhe u largua nga spitali ushtarak në Kajro, ku ai kaloi pjesën më të madhe të 6 viteve burg, njoftoi sot avokati i tij Farid al-Deeb...

Egjipt – Lirohet ish-presidenti Mubarak, por rinis hetimi për korrupsion

Presidenti i rrëzuar egjiptian, Hosni Mubarak, u lirua të premten dhe u largua nga spitali ushtarak në Kajro, ku ai kaloi pjesën më të madhe të 6 viteve burg, njoftoi sot avokati i tij Farid al-Deeb.

Drejtësia egjiptiane kishte vendosur në fillim të muajit të lironte Mubarakun, 88 vjeç, pas shfajësimit nga Gjykata e Apelit për vdekjen e manifestuesve në vitin 2011 gjatë revoltës, e cila solli edhe rrëzimin e qeverisë së tij.

I ndaluar për të udhëtuar jashtë shtetit, Mubaraku kurohej në Spitalin Ushtarak “El-Maadi”, ku ishte transferuar nga burgu pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Në krye të Shtetit të Egjiptit deri më 11 shkurt 2011, Mubarak dha dorëheqjen nga posti presidencial gjatë revoltës, që filloi më 25 janar të atij viti.

Pas kësaj date, shumë autoritete të larta egjiptiane u arrestuan dhe shumica e tyre gjykuan kryesisht nën akuzën për “korrupsion dhe dëmtim të pronës publike”.

Ndërsa vetë Mubaraku u dënua në vitin 2012 me burgim të përjetshëm për vdekjen e 239 manifestuesve gjatë Pranverës Arabe.

Pasi Gjenerali Sisi mori pushtetin më 3 korrik 2013, Gjykata e Apelit mundësoi rishqyrtimin e çështjes dhe më 2 mars të këtij viti e shpalli Hosni Mubarakun të pafajshëm.

Megjithatë Gjykata Penale e Kajros urdhëroi të enjten rihapjen e një hetimi për korrupsion kundër ish-presidentit, më parë i shpallur i pafajshëm, “për pranim të dhuratave nga drejtuesit e gazetës Al-Ahram”.

Mubarak udhëhoqi Egjiptin nga viti 1981 deri në 2011-n, kur u rrëzua nga protestat masive që përfshinë vendin, pjesë e asaj që u quajt Pranvera Arabe. Para se të aktivizohej në politikë, 88-vjeçari ka qenë një oficer karriere në ushtrinë egjiptiane.



Lajme të ngjashme