Çeçeni - 6 ushtarë rusë të vdekur në përleshje me militantët çeçenë

Një grup militantësh çeçenë tentoi të depërtojë në rajonin, ku ndodheshin trupat ruse.

Çeçeni - 6 ushtarë rusë të vdekur në përleshje me militantët çeçenë

Në përleshjen e jetuara mes forcave ruse të sigurisë dhe militantëve në Çeçeninë e Federatës së Rusisë, kanë humbur jetën 6 ushtarë rusë.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve TASS, një grup militantësh në rajonin Naurskaya, duke e shfrytëzuar mjegullën që kishte rënë gjatë natës, kanë tentuar të depërtojnë në zonën, ku ndodheshin trupat ushtarake ruse. 

Nga shkëmbimi i zjarri që filloi pas zbulimit të grupit në fjalë , kanë humbur jetën 6 ushtarë rusë, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë. 

Theksohet se në përleshje janë neutralizuar 6 militantë, të cilët tentuan të depërtojnë në kordonin e trupave ushtarake.



Lajme të ngjashme