Sulmi terrorist në Londër: 5 të vdekur, 40 të plagosur

5 të vdekur dhe të paktën 40 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist në Urën Westminster, në Londër...

697201
Sulmi terrorist në Londër: 5 të vdekur, 40 të plagosur

5 vetë kanë humbur jetën (përfshi këtu edhe agresorin), të paktën 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit terrorist të kryer të mërkurën nga person/a të paidentifikuar jashtë godinës së parlamentit britanik në Londër. Agresori është neutralizuar duke u qëlluar nga policia.

Zyrtari i policisë njoftoi se një prej viktimave ka qenë polici, por nuk bëri koment mbi identitetin e tij. Zyrtari shtoi se operacioni i forcave të rendit vazhdon ende.

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May, tha se nuk është rastësi marrja në shënjestër e parlamentit gjatë sulmit terrorist.

Sipas informacioneve që kemi - sqaroi May - agresori me automjetin që drejtonte u turr mbi këmbësorët në Urën Westminster, duke shkaktuar dy të vdekur dhe shumë të plagosur.

Më pas sulmuesi vrapoi në drejtim të godinës së parlamentit. Policia qëlloi mbi të, por gjatë kësaj kohe ai goditi me thikë një polic, shtoi ajo.

May tha se agresori ishte vrarë nga policët e tjerë.



Lajme të ngjashme