Sulmi terrorist në Londër: 4 të vdekur, 40 të plagosur

Korrigjohet në 4 të vdekur dhe të paktën 40 të plagosur bilanci i ri i sulmit terrorist në Urën Westminster, në Londër.

697829
Sulmi terrorist në Londër: 4 të vdekur, 40 të plagosur

4 vetë kanë humbur jetën, të paktën 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit terrorist të kryer të mërkurën nga person/a të paidentifikuar jashtë godinës së parlamentit britanik në Londër. Agresori është neutralizuar duke u qëlluar nga policia.

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May tha se nuk është rastësi marrja në shënjestër e parlamentit gjatë sulmit terrorist.

Sipas informacioneve që kemi,- sqaroi May,- agresori me automjetin që drejtonte u turr mbi këmbësorët në Urën Westminster, duke shkaktuar dy të vdekur dhe shumë të plagosur.

Më pas sulmuesi vrapoi në drejtim të godinës së parlamentit. Policia qëlloi mbi të, por gjatë kësaj kohe ai goditi me thikë një polic, shtoi ajo.

May tha se agresori ishte vrarë nga policët e tjerë.

Ndërkaq gjatë natës policia bëri bastisje në 6 adresa të ndryshme dhe vuri në pranga 7 persona.

Operacionit e policisë britanike morën në shënjestër disa adresa në Londër dhe Birmingam.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi vendbanimet e tjera, ku operacionet vazhdojnë ende.

Ndërkaq është deklaruar se në ngjarje kanë vdekur 4 persona, përfshi edhe agresorin, dhe janë plagosur rreth 40 të tjerë. Numri i viktimave më herët ishte njoftuar 5 (përfshi edhe agresorin).

Gjithashtu nuk janë bërë komente mbi identitetin e agresorit që u qëllua për vdekje nga policia para godinës së parlamentit, pasi kishte kryer sulmin.



Lajme të ngjashme