Rusi-Turqi do të konsultohen për antiterrorizmin

Autoritetet e Ministrive të Jashtme turke e ruse më 29 mars do të diskutojnë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë përpjekjen kundër terrorizmit.

Rusi-Turqi do të konsultohen për antiterrorizmin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, në mbledhjen javore me mediat njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje ku zyrtarë të ministrive të jashtme turke e ruse do të diskutojnë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Sipas Zaharovës është planifikuar që në këtë mbledhje delegacioni rus të kryesohet nga zv.ministri i jashtëm Oleg Siromolotov.

Ndërsa në lidhje me thirrjen të ngarkuarit me punë të Rusisë në Ankara, Sergey Panov në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zaharova tha: “I ngarkuari i përkohshëm me punë, Sergey Panov është ftuar nga homologët turq për të diskutuar mbi krizës së Sirisë, zgjidhja e të cilës është mjaft e vështirë. Siç jeni në dijeni Turqia është një nga partnerët tanë kryesorë në procesin e zgjidhjes në Siri”.



Lajme të ngjashme