Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

May: Autori i sulmit është një kriminel i lindur në Angli

Theresa May në deklaratën e saj të bërë në Dhomën e Komuneve tha se agresori ishte marr në pyetje më herët nga shërbimi i inteligjencës së Anglisë, MI5 për opinionin e tij radikal.

May: Autori i sulmit është një kriminel i lindur në Angli

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May deklaroi se autori i sulmit të djeshëm përpara godinës së parlamentit është një kriminel, i lindur në Angli.

Theresa May në deklaratën e saj të bërë në Dhomën e Komuneve tha se agresori ishte marr në pyetje më herët nga shërbimi i inteligjencës së Anglisë, MI5 për opinionin e tij radikal.

Duke e bërë të ditur se në sulm kanë humbur jetën tre persona në mesin e të cilëve njëri ishte policë, May shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa shtoi se gjendja e dy policëve të plagosur është e rëndë.

Kryeministrja tha se në mesin e të plagosurve ndodhet 12 anglez, 3 francezë, 2 rumunë, 4 Koreanojugor, 2 grekë, 1 gjerman, 1 kinez, 1 irlandez dhe 1 italian.

Kryeministrja e Anglisë shtoi se sulmi është kryer ndaj të gjithë njerëzve të lirë në botë, ndërsa theksoi se ky sulm nuk tronditi demokracinë ashtu siç synonte dhe se parlamenti vazhdon me detyrën e tij.

May bëri të ditur se nuk do të ndryshohet niveli i masave ndaj kërcënimeve të terrorit dhe tha që përgjigjja më e mirë do të do ti jepet sulmit është vazhdimi normal i jetës së përditshme.

“Anglia nuk mund të mposhtet me këtë kërcënim”, deklaroi May.

Ajo gjithashtu tha se policia gjatë hetimeve të zhvilluara mbrëmë ndaloi edhe 8 persona të tjerë.

Ndërkaq bëhet e ditur se organizata terroriste DAESH mori përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi të përgjakshëm.



Lajme të ngjashme