Irak – Të paktën 43 civilë vriten “gabimisht” në Mosul

Të paktën 43 civilë, mes të cilëve fëmijë, gra e të moshuar, janë vrarë “gabimisht” gjatë operacioneve ajrore të 24 orëve të fundit në zonat perëndimore të qytetit irakian të Mosulit, në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH...

697903
Irak – Të paktën 43 civilë vriten “gabimisht” në Mosul

Të paktën 43 civilë, mes të cilëve fëmijë, gra e të moshuar, janë vrarë “gabimisht” gjatë operacioneve ajrore të 24 orëve të fundit në zonat perëndimore të qytetit irakian të Mosulit, në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH.

Kapiteni Ahmed al-Khazraji, pjesëtar i Njësive të Ndërhyrjes së Shpejtë të Irakut, deklaroi për Agjencinë Anadolli (AA) se sulmet ajrore në fjalë mund të jenë organizuar nga forcat e koalicionit ndërkombëtar.

Al-Khazraji sqaroi se civilët janë shënjestruar “gabimisht” në operacionet ajrore dhe tokësore për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH.

Ushtaraku irakian njoftoi gjithashtu se do të organizohet një mbledhje sigurie me pjesëmarrjen e komandantëve, që marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i DAESH-it dhe në fokus të saj do të jenë metodat e luftës kundër organizatës terroriste dhe mbrojtjes së civilëve.



Lajme të ngjashme