Gjenevë - Sot filloi raundi i 5-të i bisedimeve për Sirinë

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar raundi i 5-të i bisedimeve për Sirinë që organizohen nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjenevë - Sot filloi raundi i 5-të i bisedimeve për Sirinë

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar raundi i 5-të i bisedimeve për Sirinë që organizohen nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Remzi Izzettin Remzi, Zëvendësi i Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, u takua me delegacionin e regjimit të kryesuar nga Beshar Xhaferi.

Ndërkaq Remzi më pas do të takohet me delegacionin e opozitarëve në hotelin ku janë sistemuar.

Pasi që Mistrua vazhdon me kontaktet e tij zyrtare në Ankara, detyrën e ndërmjetësuesit në bisedime në ditën e parë do ta marr përsipër zëvendësi i tij Remzi.

Ndërkaq hapja zyrtare e raundit të 5-të të bisedimeve në Gjenevë do të bëhet nesër nën kryesimin e Mistura-s.

Këto bisedime indirekte, të planifikuara të zgjasin deri më 1 prill, do të zhvillohen nën hijen e shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga ana e regjimit dhe grupeve të huaja përkrahëse të saj dhe të masakrave të civilëve.



Lajme të ngjashme