Britani e Madhe – Policia arreston 10 persona pas sulmit terrorist në Londër

Policia britanike arrestoi të enjten 3 persona të dyshuar dhe një prej të arrestuarve mund të jetë atentatori i sulmit të së mërkurës në Westminster...

Britani e Madhe – Policia arreston 10 persona pas sulmit terrorist në Londër

Policia britanike arrestoi të enjten 3 persona të dyshuar pas një kontrolli në një apartament në Birmingham, në rrugën ”Hagley”, njoftoi gazeta ”Daily Mail” duke nënvizuar se, sipas disa dëshmive, një prej të arrestuarve mund të jetë atentatori i sulmit të së mërkurës në Westminster.

Sipas disa burimeve të tjera, të cituar nga media angleze, në këtë rrugë u gjet edhe makina 4X4, tip ”Hyundai i40”, e cila mund të jetë marrë me qira në Birmingham.

Forcat e rendit kanë arrestuar të mërkurën dhe të enjten gjitashtu 7 persona të tjerë në qytete të ndryshme të vendit.

Të paktën 5 persona u vranë (përfshi këtu edhe agresorin) dhe 40 të tjerë u plagosën, gjatë sulmit të së mërkurës, klasifikuar si terrorist, që ndodhi në qendër të Londrës, pranë Parlamentit të Britanisë së Madhe, nga një ose disa persona ende të paidentifikuar.



Lajme të ngjashme