Rusi-Japoni bisedojnë për sigurinë e Azi-Paqësorit

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së Rusisë dhe Japonisë, në takimin e tyre të parë ”2+2” që prej aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, kanë diskutuar në Tokio për çështjet rajonale, përfshirë ato të sigurisë.

695493
Rusi-Japoni bisedojnë për sigurinë e Azi-Paqësorit

Në takimin e formatit ”2+2“ morën pjesë ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, homologu i tij japonez Fumio Kishida, ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu dhe ministrja japoneze e Mbrojtjes Tomomi Inada.

Në takim ministrat kanë diskutuar për luftën kundër terrorizmit, trafikun e lëndëve narkotike si dhe për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov kritikoi në Tokio dislokimin e sistemeve amerikane të mbrojtjes balistike anti-raketoreAzi-Paqësor në përgjigje të kërcënimit koreanoverior duke e konsideruar si një rrezik serioz për rajonin.

Vëmë theksin në rreziqet serioze që lidhen me dislokimin e elementeve të sistemit anti-raketor amerikan në rajonin e Azi-Paqësorit”, deklaroi Lavrov në përfundim të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes ruse dhe japoneze.

Siguria e rajonit Azi-Paqësor ishte në fokus të diskutimeve me 2+2 kushtuar një numri të shumtë çështjesh, dy javë pas lëshimit të raketave koreano-veriore në drejtim të Japonisë.

ShBA-ja ka nisur së fundmi të dislokojë arsenalin e saj anti-raketor “Thaad” në Korenë e Jugut.

Uashingtoni dhe Seuli e kishin njoftuar këtë dislokim në korrikun e 2016 në përgjigje të intensifikimit të programit koreano-verior të raketave balistike, duke shkaktuar në atë periudhë indinjatën e Kinës dhe Rusisë.



Lajme të ngjashme