Pas Gjermanisë edhe Holanda përkrah terrorin

Holanda, e cila nuk lejoi mbledhjen dhe mbajtjen e mitingut të zyrtarëve turq, kësaj radhe lejoi mitingun e organizatës separatiste terroriste PKK.

695557
Pas Gjermanisë edhe Holanda përkrah terrorin

Holanda, e cila nuk lejoi mbledhjen dhe mbajtjen e mitingut zyrtarëve turq, kësaj radhe lejoi mitingun e organizatës separatiste terroriste PKK.

Simpatizantët e organizatës terroriste PKK me lejen e Holandës organizuan një marshim në kryeqytetin Hagë, duke mbajtur në duar fotografitë e liderit të kësaj organizate dhe paçavuret që simbolizojnë flamurin e saj.

Në këtë organizim të paraqitur si kremtimi i festës së Nevruzit, morën pjesë rreth 200 persona.

Simpatizantët hodhën slogane kundër Turqisë dhe brohoritën parulla në favor të organizatës terroriste.

Lejimi i Holandës për organizimin e një manifestimi të tillë edhe pse PKK-ja ndodhet në listën e organizatave terroriste në Bashkimin Evropian, cilësohet si standard i dyfishtë.

Ky vend evropian, i cili lejoi organizimin e këtij manifestimi për PKK-në, nuk lejoi mbledhjen e ministrave turq. Më 11 mars ishte anuluar leja për uljen e avionit të Ministrit të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ndërkaq edhe Ministrja e Politikave Sociale dhe Çështjet e Familjes, Fatma Betul Sayan Kaya, ishte dëbuar jashtë vendit në mënyrë raciste dhe fashiste.

Si arsyetim për këto pengesa qeveria kishte treguar sigurinë dhe rendin publik.

Ndërkaq simpatizantët e PKK-së në Bruksel organizuan manifestime nën pretekstin e Festës së Nevruzit në afërsi të institucioneve të Bashkimit Evropian, ku bënë edhe propagandë kundër referendumit popullor që do të mbahet më 16 prill për ndryshime kushtetuese me të cilin parashikohet vendosja e sistemit presidencial në Turqi.

Simpatizantët e organizatës separatiste terroriste këtë fundjavë organizuan një manifestim në Gjermani, një vend tjetër ky i cili nuk lejoi mbledhjen e ministrave turq.

Leja e dhënë nga udhëheqja gjermane shkaktoi reagimet e ashpra nga ana e Turqisë.



Lajme të ngjashme