Xi dhe Tillerson gati të përforcojnë marrëdhëniet Kinë-SHBA

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u angazhuan të premten në Pekin që të punojnë për të forcuar marrëdhëniet e tyre, pas provokimeve të reja të Phenianit...

Xi dhe Tillerson gati të përforcojnë marrëdhëniet Kinë-SHBA

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u angazhuan të premten në Pekin që të punojnë për të forcuar marrëdhëniet e tyre, pas provokimeve të reja të Phenianit.

Xi takoi shefin amerikan të diplomacisë disa orë pas njoftimit të testimit të një motori të ri për raketa nga Koreja e Veriut, e cila përpiqet të pajiset me raketa ndëkontinentale, që mund të dërgojë bomba atomike deri në SHBA.

Nuk dihet nëse Xi dhe Tillerson kane biseduar për Korenë e Veriut.

Por presidenti kinez ka përmendur bisedën telefonike muajin e kaluar me Donald Trump, gjatë së cilës presidenti amerikan ishte angazhuar se nuk do të ketë marrëdhënie zyrtare me qeverinë tajvaneze, ndryshe nga kërcënimi që ai kishte bërë pak pas zgjedhjes së tij.

“Ai, si unë, mendojmë se duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të zhvilluar bashkëpunimin kino-amerikan”, deklaroi Xi Jinping.

“Ne mendojmë se mund të bëjmë të mundur që marrëdhënia të përparojë në mënyrë konstruktive në këtë epokë të re”, theksoi presidenti kinez.



Lajme të ngjashme