Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusia fton ShBA-në në bisedimet për Afganistanin

Njoftohet se Rusia ka ftuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në bisedimet për Afganistanin, që planifikohen të mbahen në Moskë më 14 prill.

Rusia fton ShBA-në në bisedimet për Afganistanin

Në bisedimet për Afganistanin, që planifikohen të mbahen në Moskë më 14 prill, Rusia ka ftuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Përfaqësuesi Special i Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin për Afganistanin, Zamir Kabulov në një deklaratë që ka qarkulluar në shtypin rus ka thënë: “Në shkurt organizuam një mbledhje (për Afganistanin) me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit. Në 14 prill do ta zgjerojmë pjesëmarrjen e kësaj mbledhjeje. Kemi ftuar përfaqësues nga 5 vende të Azisë Qendrore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Diplomati rus tha se nuk e kanë marrë ende konfirmimin nga pala amerikane lidhur me pjesëmarrjen në këtë konferencë.

Kabulov sqaroi se Talibani nuk do të marrë pjesë në bisedimet në fjalë.

“Në këto bisedime marrin pjesë përfaqësuesit e qeverive dhe shteteve. Kurse lëvizja e Talibanit nuk është një qeveri. Por në fokus të bisedimeve do të jetë koordinimi i përpjekjeve që po bëjmë për përparimin e pajtimit kombëtar ndërmjet qeverisë afgane dhe Talibanit.

Në mbledhjen e dialogut që ishte organizuar për Afganistanin më 15 shkurt në Moskë kishin marrë pjesë autoritete zyrtare nga Rusia, Pakistani, Kina, Irani, India dhe Afganistani.

Kurse në bisedimet që planifikohen të mbahen më 14 prill parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve nga 12 vende.



Lajme të ngjashme