Regjimi sirian vazhdon të shkelë armëpushimin

Avionët e regjimit të Beshar Esadit në Siri, në sulmin në qytezën Urum el-Kubra në perëndimit të Halepit, vranë 3 civilë dhe plagosën 4 të tjerë.

694227
Regjimi sirian vazhdon të shkelë armëpushimin

Avionët e regjimit të Beshar Esadit në Siri, në sulmin në qytezën Urum el-Kubra në perëndimit të Halepit, vranë 3 civilë dhe plagosën 4 të tjerë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në qytet, Necib Bekkur bëri të ditur se një avion i regjimit bombardoi zonën e banuar të Urum el-Kubra në Halep.

Bekkur informoi se në sulmin që u vranë 3 persona, 2 prej të cilëve ishin fëmijë dhe u plagosën 3 të tjerë, 3 shtëpi u shkatërruan plotësisht. Shtëpitë e tjera përreth pësuan dëmtime.

Ndërkohë ai bëri të ditur se sulmet e regjimit në këtë zonë janë duke vazhduar.

Armëpushimi i siguruar ndërmjet palëve në Siri me garantimin e Turqisë dhe Rusisë hyri në zbatim në 30 dhjetor.  



Lajme të ngjashme