Putin: Kthehemi me hapa të sigurta drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përfitimeve reciproke

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se marrëdhëniet me Turqinë janë kthyer përsëri me siguri në periudhën e normalizimit dhe të përfitimit reciprok.

Putin: Kthehemi me hapa të sigurta drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përfitimeve reciproke

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se marrëdhëniet me Turqinë janë kthyer përsëri me siguri në periudhën e normalizimit dhe të përfitimit reciprok.

Putin priti në Pallatin e Kremlinit ambasadorët e rinj të 18 vendeve që filluan detyrën në Rusi.

Edhe Ambasadori i Turqisë në Moskë, Hysejin Diriëz (Hüseyin Diriöz) i dorëzoi letrat kredenciale Putinit.

Në këtë kohë Putin duke i bërë një vlerësim marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tha se në vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Moskë në datën 10 mars zhvilluan një mbledhje shumë të frytshme të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë si dhe u shqyrtuan edhe projektet e mëdha në fushën e energjisë si gazsjellësi Rrjedha Turk dhe centrali i energjisë bërthamore Akkuyu.  

Me Presidentin Erdoan vlerësuan planet në aspektin e luftës kundër terrorit dhe zgjidhjen politike në Siri dhe shtoi: “Falë rolit energjik të Rusisë dhe Turqisë u arrit një armëpushim ndërmjet forcave të qeverisë dhe opozitarëve në Siri. Ne e dimë rolin e Turqisë në këtë çështje dhe i japim një rëndësi të madhe. Falë kësaj në Astana filluan bisedimet e paqes së Sirisë. Ne kthehemi me hapa të sigurta në periudhën e normalizimit të marrëdhënieve tona me Turqinë që siguron përfitime reciproke”.  

Lideri rus theksoi gjithashtu se Moska dhe Ankaraja ka plane të tjera për të luftuar kundër terrorit në Siri.



Lajme të ngjashme