Moska konfirmon një vizitë zyrtare të Kancelares Merkel në Rusi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka parashikur të zhvillojë një vizitë në Moskë për të takuar Presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov...

692744
Moska konfirmon një vizitë zyrtare të Kancelares Merkel në Rusi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka parashikur të zhvillojë një vizitë në Moskë për të takuar Presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

“Ne kemi rënë dakord për datën”, deklaroi Ushakov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, pa dhënë më shumë detaje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, theksoi se administrata presidenciale ruse do të njoftojë datën e vizitës së Merkel në po të njëjtën ditë me Kancelarinë e Gjermanisë.

“Merkel dhe Putin do të diskutojnë sigurisht për Ukrainën”, sqaroi Peskov.

Gjatë vizitës në Moskë më 9 mars të shefit gjerman të Diplomacisë, Sigmar Gabriel, kreu i Shtetit të Rusisë kishte deklaruar se priste vizitën e kancelares federale.

Merkel nuk ka qenë në Moskë që prej 10 majit 2015, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ishin në kulmin e tyre për shkak të krizës ukrainase.

Ajo nuk mori pjesë në paradën ushtarake të 9 majit, me rastin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.

Sikurse ajo, edhe disa vende perëndimore i bojkotuan këto festime për të protestuar kundës aneksimit të Krimesë nga Moska.



Lajme të ngjashme