Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri – Fiset arabe do të formojnë ushtri kundër DEASH-it dhe PYD/PKK

Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseki dhe Dejr’uz-Zur mbajtën një takim në Shanllëurfa të Turqisë, ku vendosën të krijojnë një ushtri kundër DEASH-it dhe PYD/PKK.

Siri – Fiset arabe do të formojnë ushtri kundër DEASH-it dhe PYD/PKK

Liderët e fiseve arabe në Siri, vendbanimet e të cilëve janë pushtuar nga organizatat terroriste, PYD/PKK dhe DEASH, kanë vendosur të formojnë një ushtri për të luftuar kundër këtyre organizatave.

Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Raka, Haseki dhe Dejr’uz-Zur mbajtën një takim në Shanllëurfa të Turqisë.

Takimi u mbajt nën moton "Kryesia e fiseve siriane të rajonit të Eufratit dhe al Xhizre-s", ndërsa tema e takimit ishte: "Me përpjekjet tona të përbashkëta të mundësojmë çlirimin e rajoneve tona forcat e Esadit, forcat ruse, iraniane, Hizbullahu, DEASH-i dhe PYD-ja".



Lajme të ngjashme