Nazistët godasin, shteti gjerman i mbron

Në fillim të viteve 2000, 9 emigrantë, nga të cilët 8 turq, u masakruan njëri pas tjetrit në Gjermani. Pas shumë vitesh, hetuesia zbuloi se këto vrasje ishin vepër e Ilegalitetit Nacionalsocialist (NSU), një organizatë terroriste neonaziste gjermane...

Nazistët godasin, shteti gjerman i mbron

Në fillim të viteve 2000, 9 emigrantë, nga të cilët 8 turq, u masakruan njëri pas tjetrit në Gjermani.

Pas shumë vitesh, hetuesia zbuloi se këto vrasje ishin vepër e Ilegalitetit Nacionalsocialist (NSU), një organizatë terroriste neonaziste gjermane; ndërkohë që kriminelët ishin ndihmuar nga agjentë të shërbimeve sekrete të Gjermanisë.

Ndërkohë që pak ditë më parë u mbajt seanca e 350-të e çështjes gjyqësore kundër grupit nazist NSU, i cili ka vendosur disa herë turqit në shënjestër, dosja neonaziste është duke u mbyllur pa hetuar aspak emrat dhe zgjatimet e tyre brenda shtetit, që kanë mbështetur me para, automjete dhe armë këtë organizatë terroriste.

Kurse vrasjet dhe sulmet, të cilat mbajnë erë naziste dhe NSU, vazhdojnë ende sot e kësaj dite.

Presionet ndaj turqve dhe një zjarrvënie e stilit nazist dy ditë më parë në një ndërtesë turke në qytetin Essen, ngritën sërish në rend të ditës atë se sa efektive janë ende grupet neonaziste në Gjermani.



Lajme të ngjashme