Turqia, Rusia dhe Irani pjesëmarrëse në raundin e 3-të të bisedimeve të paqes për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov, në deklaratën e tij të bërë në parlament, tha se delegacionet që do të marrin pjesë në bisedime kanë filluar të vijnë në vendin e tij.

Turqia, Rusia dhe Irani pjesëmarrëse në raundin e 3-të të bisedimeve të paqes për Sirinë

Turqia, Rusia dhe Irani, vende garantuese të armëpushimit në Siri, deklaruan se do të marrin pjesë në raundin e tretë të bisedimeve të paqes për Sirinë që do të mbahen më 14-15 mars në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov, në deklaratën e tij të bërë në parlament, tha se delegacionet që do të marrin pjesë në bisedime kanë filluar të vijnë në vendin e tij.

“Nga Rusia kemi marr një komunikatë zyrtare. Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidencës së Rusisë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Ministrisë së Jashtme ruse do të marrin pjesë në bisedime. Ndërkaq edhe zëvendësit e ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Iranit konfirmuan pjesëmarrjen e tyre, ndërsa presim konfirmimin edhe të palëve tjera”, deklaroi Ministri Abdrahmanov.

Ai tha se formati dhe rendi i ditë së bisedimeve varet nga pikëpamjet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.



Lajme të ngjashme