Rripi i Gazës - Protestë me ezan ndaj ndalimit të këndimit të tij

Në shenjë proteste ndaj ndalimit për këndimin e ezanit nga ana e Izraelit në Rripin e Gazës, imamët e xhamive pas namazit të jacisë kënduan ezanin disa herë.

Rripi i Gazës - Protestë me ezan ndaj ndalimit të këndimit të tij

Myslimanët e Rripit të Gazës reagojnë me “ezan” ndaj ndalesës izraelite për këndimin e tij.

Xhamitë në Rripin e Gazës, në shenjë proteste ndaj miratimit të ndalesës për këndimin e ezanit nga ana e parlamentit izraelit, Knesset, pas namazit të jacisë kënduan disa herë ezanin.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Drejtoria e Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare në Gazë u tha se imamëve të xhamive në Rripin e Gazës iu dërgua një qarkore ku kërkohet që pas namazit të jacisë të këndojnë disa herë ezanin.

Projektligji, i cili ndalon këndimin e ezanit me altoparlantë mes orës 23.00-07.00, u miratua dje në votimin e parë të bërë në Knesset.

Me qëllim që projektligji të hyjë në fuqi është e nevojshme që ai të miratohet edhe në dy sesione të ndara të Knessetit.



Lajme të ngjashme