Hawai ngre padi kundër dekretit të ri të Trumpit

Udhëheqja e Hawait kërkoi nga gjykata federale ndalimin e zbatimit në mbarë vendin të dekretit të ri presidencial.

Hawai ngre padi kundër dekretit të ri të Trumpit

Shteti i Hawait i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hapur padi për anulimin e dekretit të ri të Presidentit Donald Trump për ndalimin 3-mujor të lëshimit të vizave për shtetasit e 6 vendeve me shumicë myslimane dhe pezullimin 4-mujor të programit të pranimit të refugjatëve në ShBA.

Udhëheqja e Hawait kërkoi nga gjykata federale ndalimin e zbatimit në mbarë vendin të dekretit të ri presidencial.

Ndërkaq avokatët, të cilët paraqitën ankesën në emër të shtetit pranë gjykatës federale në Honolulu, kërkuan ndalimin e zbatimit të dekretit të ri me arsyetim se ai do të dëmtoj popullatën myslimane, sektorin e turizmit dhe studentët e huaj në vend.

Kryeprokurori, Douglas Chin bëri të ditur se tek dekreti i ri bien në sy disa ndryshime të bëra për heqjen e shqetësimeve të gjykatave, mirëpo edhe ky dekret është pothuajse i njëjtë me atë paraprak.

“Në historinë dhe kushtetutën e Hawait asnjëherë nuk ka patur vend për ndasi. 20% të banorëve të Hawait janë me origjinë nga vendet tjera, 100 persona të tjerë nuk kanë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, ndërsa 20% të punonjësve janë të lindur jashtë vendit”, deklaroi kryeprokurori.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me dekretin e nënshkruar nga Trump ditën e hënë, vendet për të cilat është vendosur kufizimi në viza janë Irani, Siria, Somalia, Sudani, Jemeni dhe Libia, ndërsa Iraku është përjashtuar nga kjo listë.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të pranojnë refugjatë nga asnjë vend gjatë periudhës së ardhshme 4 mujore. Ky dekret i ri do të hyjë në fuqi më 16 mars.



Lajme të ngjashme