Havai i paraqet gjykatësit federal ndalesën e re të Trumpit

Avokatët e Havait deklaruan se kanë përgatitur lutjen të cilën do ti paraqesin gjykatësit federal për ndalimin e zbatimit të dekretit të Trumpit.

Havai i paraqet gjykatësit federal ndalesën e re të Trumpit

Shteti Havai (Hawai) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të paraqet në gjyq vendimin e Presidentit Danëlld Tramp (Donald Trump) për ndalimin e vizave për shtetasit e 6 vendeve myslimane.

Avokatët e Havait deklaruan se kanë përgatitur lutjen të cilën do ti paraqesin gjykatësit federal për ndalimin e zbatimit të dekretit të Trampit përkufizimet e vizave për qytetarët e 6 vendeve me shumicë myslimane.

Nill Katjall (Neal Katyal) njëri prej avokatëve të shtetit, në prononcimin e tij për kanalin televiziv CNN bëri të ditur se dëshirojnë të sigurohen se nga dekreti i ri presidencial do të ndikohen më pak persona, ndërsa vijoi duke thënë se “Kufizimi i ri i vizave ka probleme kushtetuese sikurse edhe ai paraprak”.

Shteti i Havait sot do ti paraqet gjykatës federale zyrtarisht dosjen në fjalë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me rregullimin e ri të vizave të nënshkruar këtë javë nga Trampi, në listën e vendeve për të cilat janë sjellë kufizimet ndodhen Irani, Siria, Somalia, Sudani, Jemeni dhe Libia ndërsa Iraku nuk është përfshirë në këtë listë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 4 muaj nuk do të pranoj refugjatë, ndërsa rregullimi i ri do të hyjë në fuqi prej 16 marsit.

Presidenti Tramp dekretin e parë për kufizimin e vizave kishte nënshkruar më 27 janar.

Pas këtij dekreti gjykatësi federal i qytetit Sietëll (Seattle) i Uashingtonit (Washington), Xhejms Robart (James Robart) mori vendim për pezullim të përkohshëm të ndalesës së lëshimit të vizave për shtetasit e 7 vendeve myslimane.



Lajme të ngjashme